VIDEO/ Merr flakë në ecje e sipër makina në Pogradec, drejtuesi arrin të dalë në kohë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Dhjetor 2020, 16:16
Një mjet ka marrë flakë në ecje në aksin nacional Pogradec-Tiranë, ndërsa raportohet vetëm për dëme materiale pasi fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti i tij.
Ai ka qënë duke udhëtuar në drejtim të Pogradecit ndërsa sipas burimeve kjo ngjarje dyshohet aksidentale pasi mësohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë defekt teknik i automjetit.
Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.