Mbi 1 mijë viktima nga Covid, në 24 orë 574 raste të reja dhe 6 të vdekur
Shkon në 1170 numri i viktimave nga Covid 19 në vendin tonë që prej shfaqjes së pandemisë në mars.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 574 raste të reja pozitive dhe 6 viktima nga koronavirusi. Në total janë kryer 2682 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
214 raste në Tiranë, 41 raste në Lezhë, 23 raste në Elbasan, 21 raste në Lushnje, 19 raste në Fier, 18 raste në Durrës, 17 raste në Vlorë, Mat, Sarandë, 15 raste në Kurbin dhe Berat, 14 raste në Korçë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Krujë, 9 raste në Gjirokastër, 7 raste në Has, 6 raste në Shkodër, Pukë, Pogradec, Delvinë, Skrapar, 5 raste në Librazhd, Tepelenë, Peqin, Cërrik, 4 raste në Mirditë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Vorë, Patos, 3 raste Rrogozhinë, Kamëz, Shijak, Kuçovë, 2 raste në Memaliaj, Klos, Gramsh, Poliçan, Këlcyrë, 1 rast në Kukës, Tropojë, Mallakastër, Vau- Dejës, Belsh, Prrenjas, Kolonjë, Libohovë.
Viktimat-Mjeku 73 vjeçar Hiqmet Musta; 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Berati të moshave 65-88 vjeç.
Ndërkohë i lartë është edhe numri i të shëruarve, 578 pacientë në 24 orët e fundit.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 286 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (29 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 574
Të shëruar në 24 orë 578
Të shtruar në spitale 286
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 2682
Testime totale 257,879
Raste pozitive 57,146
Raste të shëruara 32,700
Raste Aktive 23,276
Humbje jete 1170
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13356
Fier 1578
Shkodër 1292
Durrës 1224
Vlorë 996
Korçë 957
Elbasan 876
Berat 806
Lezhë 869
Gjirokastër 509
Kukës 430
Dibër 383