Halili i pakënaqur me Tiranën: Pritshmëria ime ka qenë më e madhe
Presidenti i Tiranës, Refik Halili ishte i ftuari i mbrëmjes në “Ora Sport” në RTV Ora.
Sa i përket barazimit të sotëm me Teutën në Durrës, Halili u shpreh i pakënaqur me ecurinë e kampionëve në fuqi.
Lexo edhe:
Partizani “poker” Kukësit, “paqe” mes Teutës dhe Tiranës
Sipas numrit 1 të klubit bardheblu, skuadra këtë sezon nuk ka të njëjtin kontigjent lojtarësh për shkak largimesh.
“Për të thënë të drejtën nuk jemi të kënaqur përsa i përket të gjithë fazës që po kalojmë. Po flasim sa i përket rezultateve. E përgjithshmja, po ti përmbledhim, është, pa dashur të justifikohemi që kemi patur dëmtime, sepse dëmtimet janë. Por kemi patur edhe largime nga sezoni i shkuar. Pra nuk është ai kontigjent futbollistësh që ka qenë. Kështu, të gjitha këto, kanë sjellë këtë rezultat, kanë sjellë këto pikë, që janë pikë jo të mjaftueshme, përsa i përket asaj që ne prisnim. Pritshmëria ime ka qenë më e madhe", u shpreh ndër të tjera Halili në "Ora Sport".
Aktualisht, pas 11 javësh kampionat, Tirana renditet e gjashta me 15 pikë, 10 më pak se Vllaznia kryesuese.
Lexo edhe:
A firmos Asani me Tiranën? Përgjigja diplomatike e Halilit në “Ora Sport”
/a.r,OraNews