Tërmeti i fuqishëm godet Kroacinë, banorët vrapojnë në rrugë të tmerruar

Kroatët u zgjuan të hënën në mëngjes nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.2. Lëkundja pati si epiqendër juglindjen e Zagrebit ndërsa u pasua edhe nga disa pasgoditje të fuqishme. Pranë epiqendrës së tërmetit autoritetet vendore thanë se rreth tremijë banorë dolën në rrugë si pasojë e panikut.

Kroacia qendrore u trondit të hënën më mëngjes nga një tërmet me magnitudë 5.2 me epiqendër 50 kilometra në juglindje të Zagrebit, raportoi televizioni publik duke cituar të dhëna nga Qendra Euromesdhetare e Sizmologjisë.

Lëkundja u ndje në kryeqytet në orën vendore 05:28 dhe fillimisht nuk pati raportime për dëme të mëdha apo të lënduar.

“Deri tani nuk kemi të dhëna për dëme madhore, por ka mundësi që një tërmet i kësaj shkalle të shkaktojë në epiqendër,” thanë sizmologët.

Lëkundja e parë u pasua nga një pasgoditje me magnitudë 4.9 në orën 0649. Pranë epiqendrës së tërmetit autoritetet vendore thanë se rreth tremijë banorë dolën nga shtëpitë.

“Nuk ka ndërtesa të rrëzuara, por qytetarët kanë raportuar të çara nëpër mure dhe çati,” thonë autoritetet.

Më mars një tërmet me magnitudë 5.3 goditi Zagrebin duke shkaktuar një viktimë dhe 27 të plagosur. Nëntë muaj atij tërmeti shumë kroatë i kanë shtëpitë ende të shkatërruara dhe ende nuk dihet kur do të rindërtohen.

Në lidhje me tërmetin e fundin Bashkimi Europian premtoi ndihmë të menjëhershme për banorët e prekur.