Covid-19 në Kosovë/ Regjistrohen 215 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2020, 15:12
Sipas Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë në 24 orët e fundit, raportohen 215 raste të reja, ndërkohë që janë shënuar edhe 4 viktima.
Janë kryer në total 1.012 testime.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 39.562 raste.
Numri i rasteve pozitive është 50.620 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.309 vdekje..