U rikthye papritur, Flori Mumajesi kërkon falje publike

Flori u rikthye ditën e djeshme me një super projekt.  Kënga e titulluar "Dhemb" vetëm në pak orë ka marrë mijëra klikime.

Me një tekst prekës dhe një klip që do t’ju rrënqethë mishi, e nuk kishte si të ishte ndryshe pasi çdo gjë që artisti prek kthehet në një hit.

“Nuk promovoj rrugën e dhimbjes, as të trishtimit, nuk dorëzohem edhe kur të dyja ulen këmbëkryq përpara meje…ABC e jetës?! Dashuri pa kushte”-është mesazhi që përcjell Flori përmes kësaj kënge.

Pas publikimit të këngës, Flori ka bërë një postim në Instagram ku kërkon falje:

“Jetojme ne kohe te veshtira, me falni qe shpirti sme krijoi nje kenge festive! Thjesht nuk munda dot!”.