Bashkohen gjuetarët/ Ja kush arriti t’i bënte ballë eleminimit
Kalimi nga mali në det ishte një sfidë e vështirë për të gjithë gjuetarët. Jo të gjithë i hapën sytë në episodin e pestë, zgjimi u bë si fillim vetëm për gjuetaret femra: Uendin, Anën, Irmën dhe Levinën.
“Gjithnjë femrave i hapet dera, ose lejohet që të kalojnë përpara dhe respektohen, prandaj tek episodi i pestë ato ishin që u zbuluan të parat”, u shpreh Silvi gjatë rrëfimit të tij.
Ato arritën të kalonin sfidën e eleminimit dhe të ishin pjesë edhe në episodet e tjera, duke lënë kështu jashtë edhe konkurrentët e tjerë meshkuj. Por ja si e pritën vajzat pranimin e tyre në episodin e pestë nga Silvi Fort:
“Jam pranuar, vazhdoj akoma të jem e fortë, mendoj se e kam forcën për të vazhduar dhe kur pashë gocat, kur pashë Anën…”, është shprehur Uendi për pranimin e saj në episodin e pestë.
Duket se Irma vuri re më shpejt mungesën e djemve dhe këtë e shprehu edhe gjatë rrëfimeve të saj.
E pyetur për pranimin e saj Levina ka thënë: “Është e padiskutueshme që u ndjeva tepër e lumtur, e privilegjuar, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë në faj në momentin që nuk po shihja Xhoin sepse herën e fundit unë nominova Xhoin dhe Anën”.
Mungesa e dy djemve nga grupi i saj mërziti jo vetëm Irmën por edhe Anën, e cila u duk edhe gjatë rrëfimeve.