Ronaldo Sharka bën deklaratën e fortë në mes të emisionit: Jap dorëheqjen nëse...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 11:39
I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ka qenë gazetari, Ronaldo Sharka i cili ka folur mbi emisionin e tij më të ri "EXPULS" i cili do të startojë më datën 2 janar dhe do t'ju shoqërojë çdo të shtunë në orën 23:00 në RTV Ora.
Sharka gjithashtu ka bërë edhe një deklaratë shumë të fortë, të cilën e ka justifikuar me faktin që pritshmëritë e tij për këtë emision janë të larta, teksa ka thënë se nëse nuk rezulton një sukses ai do të jetë i gatshëm të dorëhiqet nga RTV Ora.
"Verën që lamë pas kam thënë se nëse 'Ora Verore' nuk është më e klikuara nga emisionet verore në Shqipëri do të jap zyrtarisht dorëheqjen. Ndërsa, këtë sezon them se nëse ky edicion nuk është më i ndjekur në RTV ORA unë iki dhe firmos dorëheqjen"