E pazakontë, ja çfarë mban Olsi Bylyku gjithmonë me vete në makinë

Të gjithë mbajmë me vete diçka që na i kanë dhuruar personat e dashur apo diçka që ne mendojmë se na sjell fat dhe nuk e ndajmë nga vetja.

Edhe Olsi Bylyku ka disa gjëra që nuk i largon nga makina e tij, sa dhe kur ndërron makinat i merr me vete.

I ftuar mbrëmjen e sotme në "Why Not" në RTV Ora gjatë bisedës me moderatoren Roza Lati, Olsi tregoi se në makinën e tij mban gjithmonë një letër të cilën ia ka dhuruar një fanse dhe një arush të vogël nga e ëma.

"Një fanse më ka dhuruar një ese, një letër shumë të bukur dhe e kam akoma në makinë atë. Kam edhe një arush që e vendos para te kroskoti që ma ka lënë mami dhe më thotë "Sikur të shoh me atë arushin", prandaj dhe nuk e heq nga makina"- thotë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=hTN_7G3nuP4&feature=emb_title