“Gëzuar” me legen, surpriza e Roza Latit për Olsi Bylykun

Mbrëmjen e sotme i ftuari i moderatores Roza Lati në "Why Not" ishte aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku.

Para se ai të shkonte në emision, stafi i "Why Not"  i kishin  hedhur një sy emisionit të aktorit në YouTube, "Roped with Olsi" për të shkëputur disa nga pjesët më të bukura.

Një ndër to ishte momenti kur Olsi po tregonte ngjarjen e famshme të "Tortës"  të 28 nëntorit 2012.

Epo ai moment askujt nuk i është "zhdukur" nga memoria dhe aq më pak Olsit i cili me humor tregoi se banorët e lagjes së tij kanë akoma nga ajo tortë.

E duke qenë se jemi në prag festash, Roza Lati kishte menduar të bënte një "Gëzuar" aspak normale me aktorin.

Në formë shakaje ajo i solli një copë tortë në legen për të uruar një 2021 sa më të mbarë dhe të mbushur me suksese.

Për të parë momentin ndiqni videon.

https://www.youtube.com/watch?v=hTN_7G3nuP4&feature=emb_title