Një muaj nga ardhja në jetë e Guerilit! Gold Ag e fillon kështu ditën

Si sot 1 muaj më parë, Gold Ag dhe partnerja e tij, u bënë prindër për herë të parë. Ermira solli në jetë djalin të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Dita sot në familjen e Gold Ag ka nisur plot dashuri.  Ka qenë bashkëshortja e reperit ajo e cila nëpërmjet një instastory në llogarinë e saj personale ka publikuar një moment mjaft të bukur të reperit me djalin e tij.

Në foto shihet  Gold Ag i shtrirë në krevat përkrah vogëlushit.

“Vogëlushi im 1 muaj”- ka shkruar Ermira përkrah fotos.