Ronaldo Sharka rikthen kamerat e fshehta: Do shihni personazhe duke qarë dhe mes arkivoleve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2020, 11:36
Ronaldo Sharka është një ndër personazhet më të spikatur të televizionit shqiptar.
Ai gjithmonë ka prezantuar veten me formate mjaft tërheqëse për publikun dhe ka ditur si të fitojë audiencën.
I shumë komentuar mbi kamerat e tij të fshehta të cilat duhet të themi që në YouTube kanë bërë "namin" me klikime gazetari ka ardhur mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora për të dhënë 2 lajme të mira.
Një ndër to është startimi i formatit më të ri në RTV Ora më datën 2 janar, "EXPULS" i cili do t'ju mbërthejë në ekranin e televizionit çdo të shtunë në orën 23:00.
Dhe lajmi tjetër është se Ronaldo mes shumë rubrikave të tjera brenda emisionit do të rikthejë dhe kamerat e fshehta.