Olsi Bylyku merr "fletë lavdërimi" në Why Not, ja arsyeja
I ftuari special mbrëmjen e sotme në emisionin "Why Not" në RTV Ora ishte aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku.
Ai është një ndër personat më të dashur për publikun shqiptar i cili shpesh herë nëpërmjet humorit të tij tregon dhe realitetin e trishtë me të cilin përballemi çdo ditë.
Olsi gjithmonë e ka ngritur zërin fort për një çështje tepër delikate e cila meriton një vëmendje të madhe.
Ai së fundmi ka përdorur dhe emisionin e tij në YouTube "Roped eith Olsi" për ti dhënë meritë atyre personave të cilët deri tani janë lënë anash dhe janë harruar.
Olsi i shqetësuar kërkon që të marrin meritën e duhur personat e duhur, ata persona të cilët deri më sot kanë kontribuar për Shqipërinë.
Dhe meqënëse Olsi ishte i shqetësuar për fletët e lavdërimit të cilat nuk shkojnë te personat e duhur stafi i Why Not kishte menduar diçka mjaft të bukur.
Moderatorja e emisionit, Roza Lati i dhuroi Olsit një fletë lavdërimi ku shkruhej: Rrofsh vëlla që kujton që duhen kujtuar edhe ata që nuk janë kujtuar nga ata që duhet të kujtojnë!
Epo, urime Olsi e meriton!