Ndahen keq grupi "Lynx"? Ish-vokalisti tregon marrëdhënien me djemtë
Endrik Beba është një ndër këngëtarët i cili bëri shumë zhurmë disa vite më parë me grupin e tij "Lynx".
Atëhere kur mendonim që çdo gjë shkonte mirë grupi u shpërnda dhe djemtë vazhduan jetën e tyre në drejtime të ndryshme.
I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV ORA gjatë bisedës me moderatorët Arjola Shehu dhe Arjon Muça, Endriku tregoi se përkushtimi i grupit asaj kohe nuk u vlerësua ashtu si ata e meritonin.
Gjithashtu ai shtoi se 7 vjet nga ndarja e "Lynx" djemtë me njëri-tjetrin nuk kanë ruajtur asnjë marrëdhënie .
"Me djemtë e grupi "Lynx" nuk kemi më as marrëdhënie shoqërore sepse ashtu erdhën punët. U bë diku te 7 vjet që jemi ndarë si grup. Ata kanë qenë djem shumë të talentuar dhe ne harxhonim dhe investonim shumë kohë, bënin 8-10 orë prova çdo ditë. Të ushtrohesh aq shumë dhe vjen një moment që ti nuk vlerësohesh, nga ana monetare jo e jo por, as nuk ke hapësirën e duhur për të dalë. Të duket sikur ke bërryla shumë dhe vjen një moment që lodhesh"- thotë ai.