Tre gjërat që Olsi Bylyku nuk pëlqen te vipat shqiptarë

Lojërat në emisionin "Why Not" në RTV Ora tashmë janë kthyer në një traditë.

Një prej tyre është "Loja 5 sekonda" nëpërmjet të cilës zbulojmë se çfarë mendojnë të ftuarit në lidhje me personazhet vip, dëshirat e tyre dhe për shumë tema të tjera.

I ftuari i mbrëmjes së sotme ishte aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku i cili nuk i ka shpëtuar pyetjeve me spec nga gazetari i emisionit.

Një prej tyre ishte: Cilat janë tre gjërat që nuk pëlqen te vipat shqiptarë?

Menjëherë dhe pa doreza Olsi u përgjigj: Dëshira për të bërë sa më shumë lek. Mosvlerësimi dhe tangërllik i tepëruar.

Për të ndjekur lojën e plotë dhe për të mos humbur pyetjet dhe përgjigjet e tjera pikante mjafton të bëni një klik në video.

https://www.youtube.com/watch?v=hTN_7G3nuP4&feature=youtu.be