Ronaldo Sharka vendos në siklet Arjon Muçën dhe Arjola Shehun: Po ju kur keni ndërmend të martoheni?

I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora ka qenë gazetari, Ronaldo Sharka i cili ka folur mbi emisionin e tij më të ri "EXPULS" i cili do të startojë më datën 2 janar dhe  do t'ju shoqërojë çdo të shtunë në orën 23:00 në RTV Ora.

Krah gjithë diskutimit mbi emisionin Sharka edhe në rolin e të ftuarit nuk harron atë instiktin e tij prej gazetari dhe shfrytëzon çdo moment për të "thumbuar" dhe për të vjedhur sa më shumë informacion nga personat që ka përballë.

Epo nuk ka si të ndodhë ndryshe nëse në një studio është i pranishëm ai atëhere dhe pyetjet pikante do të jenë prezente.

"Fatlumët" këtë rradhë kanë qenë moderatorët e emisionit Arjola Shehu dhe Arjon Muça të cilët nuk i shpëtuan pyetjeve të Sharkës.

Në fillim për rrogën dhe më pas për datën e martesës gazetari i vendosi në siklet moderatorët.

Për të marrë përgjigjen se kur do të martohet Arjola dhe kur Arjoni mjafton të bëni një klik në videon e mëposhtme.

https://youtu.be/AufeZ3V0HK8