Roza Lati kthen surprizën te fëmijët, në mënyrën më të bukur

Muaji dhjetor është një ndër muajt më të bukur të vitit. Festat e fundvitit, pema, dritat, zbukurimet e gjithçka tjetër sjell një atmosferë të ngrohtë, që nuk ka fëmijë e të rritur që nuk e bën për vete.

Ndryshe ky muaj njihet dhe si muaji i dashurisë, i dhuratave dhe ngrohtësisë shpirtërore me njerëzit e tu më të dashur.

Kjo puntatë e emisionit "Why Not" në Rtv Ora filloi në mënyrën më të bukur dhe magjike,  e kush tjetër përveç fëmijëve mund të dhuronin këto emocione të cilat në këto ditë ku temperaturat janë ulur ndjeshëm na ngrohën shpirtin.

Në redaksinë e emisionit "Why Not" kishte ardhur një video të cilën stafi nuk mund të qëndronte pa e publikuar dhe pa i kushtuar vëmendjen e merituar.

 Disa engjëj nga kopshti "Cicërimat e Zogjve" kishin përgatitur një suprizë për moderatoren e emisionit Roza Lati e cila menjëherë ia ktheu në mënyrën më të bukur.

E veshur si një Babagjyshe simpatike Roza shkoi personalisht te fëmijët dhe i dhuroi atyre dhuratat dhe dashurinë e saj.

Ndiqni videon më poshtë për të përjetuar emocionet e këtij momenti të mrekullueshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=hTN_7G3nuP4&feature=emb_title