“Hetime për keqtrajtimin e protestuesve” Bledi Çuçi takohet me Yuri Kim

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka njoftuar se është takuar me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi.

Kim ka bërë me dije që e ka lumturuar fakti se janë kërkuar hetime për trajtimin e protestuesve, ndërkohë që ka shtuar se janë dakordësuar për bashkëpunim mes SHBA dhe Shqipërisë.

U takova me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçin. Sa mirë që dëgojova se ai ka urdhëruar hetime për trajtimin e protestuesve. E drejta për protesta paqësore duhet respektuar. Gjithashtu diskutuam për rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ramë dakord që të forcojmë bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”, shkruan Kim në Twitter.

S’ka procedim për policët dhunues gjatë protestave