Berisha: Opozita sot në kushtet më të vështira, po përballet me murin e drogës

Në një intervistë për Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Opozita sot në kushtet më të vështira, pasi po përballet me murin e drogës.

Sali Berisha: Normale është që dhuna të shmanget, sepse është metodë revolucionare shkatërrimtare, por ne jemi në Tempora, dhe kohërat ndryshojnë edhe opozitat ndryshojnë. Mund të them se mund të ishte më e fuqishme dhe më e fortë por duhet të them të vërtetën.

Kjo opozitë është në kushtet më të vështira se asnjëherë ndonjë opozitë në ndonjë vend, sepse kjo opozitë përballet me murin e drogës. Më kujtohet kur ne dilnim në protesta: muri i krimit e muri i korrupsionit, por muri i drogës është më i tmerrshmi në çdo lloj aspekti.

https://youtu.be/NfcdJKK9jFQ