Tom Gashi: E qartë si kristali, Kurti e Osmani do garojnë në zgjedhje e do fitojnë poste kryesore
Në një intervistë me skype për RTV Ora avokati Tom Gashi analizon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila më 21 dhjetor e rrëzoi Qeverinë Hoti, të zgjedhur më 3 qershor. Arsyetimi ishte se qeveria ishte kundërkushtetuese, pasi vota e deputetit Etem Arifi, i dënuar me burgim prej një vit e tre muaj, ishte përcaktuese për qeverinë.
Zoti Gashi thotë se ka ardhur koha e Vetëvendosjes edhe per 10 vitet e ardhshme. Pasi sqaroi pse ligji nuk ndalon as Vjosa Osmanin dhe as Albin Kurtin të garojnë në zgjedhje, Gashi u shpreh i bindur se të dy do të marrin poste të rëndësishme në qeverisjen e ardhshme.
Pjese nga intervista me gazetaren Beti Njuma
Beti Njuma: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese a e kthen përsëri në detyrë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të ardshme Albin Kurtin
Tom Gashi: Jo. Është vendosur që në detyrë të mbetet Hoti shkak të sigurimit të legjitimitetit të qeverisë së tanishme edhe pse ka pasur variante të tilla që Albin Kurti me këtë vendimë është supozuar të kthehet në pozitën e tij të kryeministrit, por gjykata me vendimin e djeshëm ka vendosur që vendin ta dërgojë në zgjedhje të parakoshme, që qeveria Hoti të mbetet në detyrë dhe që tani gjithçka është në duar të presidentes së Kosovës e cila sa më shpejt që është e mundur do të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Beti Njuma: A do të bashkohet Kurti me Vjosa Osmanin
Tom Gashi: Bindjet politike mes Kurtit dhe Osmanit janë të përafërta. Nëse Osmani vendos të bëjë atë që ka paralajmëruar, një ligj që të hynë në zgjedhjet e tanishme, është e sigurtë që Vetëvendosje do të ketë fitoren por është e preferuar që Vjosa Osmani të jetë pjesë e kësaj fitoreje, që do të ndajë Kosovën nga e kaluara.
Mund të kemi përsëritje të vitit 2019, por me Vjosa Osmanin që tanimë nuk i takon LDK-së që është larguar por që do formojë një ligj zgjedhor.
Besoj se për matematikat zgjedhore duhet të presim edhe për pak ditë si do të vendoset, më së miri që do të përcaktohet nga Vetëvendosje e Vjosa Osmani. E them me përgjegjësi të plotë që është një koalicion natyror, por sa i takon koalicioneve të tjera secila do të bashkohet me Vetëvendosjen.
Ata e dinë që ka ardhur koha e Vetëvendosjes dhe e Albin Kurtit dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë së paku për një periudhë kohore të 10 viteve të ardhshme.
Beti Njuma: A ka përfunduar njëherë e përgjithmonë epoka e UÇK-së në qeverisjen e Kosovës?
Tom Gashi: Një pjesë e madhe e atyre që janë thirrur në Hagë kanë vepruar vetë kundër UÇK-së dhe interesave shtetërore në këto 20 vite që jemi në liri. Populli i Kosovës nuk ka më dilema.
Me aktgjykimin e djeshëm lëvizja Vetëvendosje fitoi shumë, sepse rrëzoi qeverinë Hoti
Beti Njuma: A ka pengesë ligjore që ndalon Albin Kurtin të garojë për deputetë bashkë me disa kolegë të Vetëvendosjes. Si qëndron e vërteta?
Tom Gashi: Është e pavërtetë sanksioni penal i gjykimit me kusht, nuk është dënim me burg efektiv që e ndalon të jetë deputet.
Beti Njuma: Po Vjosa Osmani a mund të garojë në zgjedhje ndërsa është edhe president në detyrë apo vendin e saj do e zërë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese
Tom Gashi: Ne kemi një vendim të mëhershëm të Gjykatës Kushtetuese që e sqaron këtë. Ajo ka të drejtë të garojë meqënëse është ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës por nuk është e zgjedhur. Ndërsa si kryetare e parlamentit të Kosovës, funksioni bazik i saj nuk e ndalon të formojë një parti politike apo të garojë sit ë gjithë të tjerët. Vjosa Osmani e ka të lejuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të mëhershme.
Situatat janë kristal të qarta, të dy kanë të drejtë të garojnë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme dhe do të marrin poste kryesore pasi janë më të preferuarit e qytetarëve të Kosovës