A do kandidojë për kryeministër? Avdullah Hoti flet për vendimin e tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 15:32
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti gjatë deklaratës për mediat, është pyetur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme sërish për postin që mban aktualisht.
Hoti ka thënë se një vendim i tillë do diskutohet brenda strukturave të partisë, ndërkohë që ka shtuar se bagazhi politik është i kënaqshëm.
“Do diskutojmë brenda strukturave të partisë për të bërë përgatitjet e nevojshme për zgjedhje. Besoj se jemi në pozicion të mirë duke pasur parasysh në bagazh të mirë politik të arritur në sajë të kësaj qeverie për 6-7 muaj, por që e ka ndërruar komplet kursin e ngjarjeve edhe në politikën ndërkombëtare edhe në ekonominë vendore, edhe në menaxhimin e pandemisë. Besoj se këto duhet të vlerësohen para së gjithash”, ka thënë Hoti.