Covid-19 në Kosovë/ Vijon ulja drastike e rasteve të reja, shënohen 6 viktima

Rastet e reja me Covid-19 në Kosovë kanë pësuar një rënie drastike në 24 orët e fundit.

Sipas Instituti i Shëndetit Publik, raportohen 264 raste të reja, ndërkohë që janë shënuar edhe 6 viktima.

Janë kryer në total 990 testime.

 Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në total 36.773 raste.

Numri i rasteve pozitive është 49.169 dhe që prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë shënuar 1.262 vdekje..