Andoni: Osmani në Tiranë u soll jo si presidente, por si politikane, mungesa e Ramës në Kuvend e pajustifikueshme

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se gjatë vizitës në Shqipëri Vjosa Osmani doli nga shtetarja si presidente dhe u kthye në një politikane të mirëfilltë.

Për Andonin Osmani ka të drejtë se marrëdhëniet tona nuk janë normale, pasi janë bërë 5 mbledhje së bashku, janë nënshkruar marrëveshje, por nuk kanë pasur një impakt të madh.

Andoni: Vjosa Osmani erdhi të parashtronte idetë e saj dhe idetë të një grupimi të ri që po përgatitet që të vijë në fuqi në Kosovë. Ka një paqartësi të madhe, të paktën në Shqipëri, në momentin kur kryeministri i vendit, z. Hoti merret me problemet reale të Kosovës, u angazhua për përfshirjen në minishengen dhe nuk mund të gjykohet ky mendim personal i saj. Osmani doli nga shtetarja si presidenti dhe u kthyer në një politikanë të mirëfilltë. Ndërsa Hoti vendosi që këto çështje t'i mbante të baraslarguara. Heqja e traut është një çështje simbolike, sepse nuk kemi një tra mes dy vendeve. Nuk është e vërtetë që dy qeveritë do të heqin traun, sepse rruga ka nevojë për mirëmbajtje dhe ka kosto.

Osmani ka të drejtë se marrëdhëniet tona nuk janë normale. Kemi bërë 5 mbledhje së bashku, janë nënshkruar marrëveshje, por nuk kemi një impakt të madh të tyre. Në fillim kjo marrëdhënie ka qenë shumë më e mirë, para pavarësisë. Tashmë kosovarët nuk duan më bashkim me Shqipërinë dhe duan identitetin e tyre dhe po punon për këtë. Ndërsa Shqipëria i importon vështirësitë politike të saj në Kosovë dhe e përdor vazhdimisht Kosovën. Është munduar që të futet në çështje që nuk janë normale, sikur marrëdhënia e presidentëve dhe kryeministrave të dyja vendeve. Osmani e artikuloi mirë në Tiranë që Kosova ka filluar ta përdori Shqipërinë.

Andoni shtoi se kryeministri Rama duhet të kishte pritur ashtu sikurse e meritonte presidentja e Kosovës dhe mungesa e tij në Kuvend ishte e pajustifikueshme.

Andoni: Në ardhjen e presidentit të Kosovës nuk duhet të ekzistojnë sjellja të tilla. Nuk ka një simetri me Osmanin dhe kryeministrin shqiptar. Kryeministri i vendit duhet t'i bënte gjithë nderimet e duhura zonjës Osmani. Përderisa nuk kemi një referim zyrtar të mungesë së Ramës në kuvend teksa fliste Osmani, nuk justifikohet si një mungesë. Unë nuk e justifikoj mungesë e Ramës në Kuvend. Ram ai dinte mesazhe te Osmanit, prandaj duhet të ishte i pranishëm, sepse Kosova mund të artikulojë çdo gjë që i duket e drejtë, sepse po e bën në vendin amë.