Data e zgjedhjeve, përfundon takimi Osmani-Kurti. A do garojnë së bashku?

Ka përfunduar takimi mes presidentes në detyrë Vjosa Osmani dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti,

Pas takimit, mediat e kanë pyetur Kurtin nëse në zgjedhjet e ardhshme do të bashkohet në një listë zgjedhore me Vjosa Osmanin, por ish kryeministri është shprehur se,në takimin e sotëm nuk kanë diskutuar për këtë çështje.

Unë sot kam pasur takim me ushtruesen e detyrës së presidentit, nuk kemi diskutuar çështje politike elektorale”, ka thënë ai.

Ish-kryeministri është pyetur gjithashtu për emrin që subjekti që ai udhëheq do ta propozojë për kryeministër.

Kurti thotë se ky vendim merret në Këshill të Përgjithshëm.

Si subjekt politik që jemi të parët pa dyshim që do të jemi shumica e ardhshme, shumica që na mbështet sot do të jetë shumicë edhe në Kuvend, formalizimi e qoftë kandidati për kryeministër bëhet në Këshill të Përgjithshëm”, tha ai.

Osmani do të takohet edhe me krerë të tjerë të partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese duhet të mbahen brenda 40 ditësh.