Podgorica: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur me votë unanime që vendi nuk shkon në zgjedhje pas mocionit të mosbesimit, por hapet rruga për krijimin e qeverisë së re.

Në lidhje me këtë, ish-ambasadori dhe analisti Gëzim Podgorica i ftuar në Ora Neës u shpreh se ky veprim i Gjykatës Kushtetuese tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara.

Gëzim Podgorica për Ora News: Qeveria e Hotit që kur erdhi në krye ishte një sforcim politik dhe kjo shkoi aty ku duhet të ndodhte sepse vetë si erdhën ngjarjet nuk kishte një legjitimitet elektoral dhe legjitimitet publik.   Ky veprim i Gjykatës Kushtetuese i shpejton këto i jep një zgjidhje një çelës të vogël për të zgjidhur këtë situatë por mbi të gjitha tregon se Kosova ka standarde demokratike të përparuara. Ka shumë ngecje por shteti është funksional.

Podgorica tha se zgjedhjet në Kosovë vijnë një një moment të papërshtatshëm por pavarësisht kostove është një vendim që bëhet mirë për Kosovën.

Gëzim Podgorica për Ora News: Kosova ballafaqohet me zgjedhjet e reja dhe vërtet është një moment që nuk i shkon për shtat zgjedhjeve në këtë periudhë në dimër dhe në  pikun e pandemisë.  Tashmë ne gjendemi përballë fakti të kryer dhe besoj që bëhet mirë për Kosovën pavarësisht këtyre kostove. Tre herë Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime të cilat janë të vështira për tu marrë në shtete me institucione shumë të fuqishme. Dy herë ka rrëzuar Presidentin e Republikës vjen rasti i tretë që rrëzon dhe Kryeministrin.

Intervistoi Leftion Peristeri, përgatiti për online E.P