Milan super, por nevojitet merkato për titull. Kush pritet të vijë

Milan kryeson Serie A edhe pas javës së 13 duke mos regjistruar ende asnjë humbje.

Kuqezinjtë e Stefano Piolit fituan 1-2 dje ndaj Sassuolos duke mbajtur vendin e parë, por për të synuar titullin kampion Milanit i duhet ndërhyrje në merkaton e janarit. Pa harruar këtu edhe të qënurit në garë edhe në Europa League.

Sipas asaj që shkruan Sky, klubi kuqezi po mendon përforcimin e repartit të sulmit ku emrat që po qarkullojnë janë Joviç, Malen, Milik dhe Llorente, raporton Ora News.

Me siguri do të mbërrijë edhe një qendërmbrojtës dhe për momentin në pole position është Mohamed Simakan, talenti 20 vjeçar i Stasburg.

Ekipi ka nevojë edhe për një mesfushor dhe dy mundësitë që po shqyrtohen janë Anguilla i Fulham ose Soumare i Lille.

/a.r,OraNews