VIDEO/ Nokaut spektakolar, boksieri përfundon jashtë ringut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 10:41
Boksieri kuban Frank Sanches u tregua i papërmbajtshëm ndaj rivalit të tij meksikan Julian Ferndandez, në duelin e peshave të rënda të zhvilluar në San Antonio në SHBA.
Sanches shpërtheu në raundin e shtatë, duke lëshuar një mori me grushte ndaj kundërshtarit të tij. Kjo bëri që Fernandez të rrëzohet KO, e madje të përfundojë edhe jashtë ringut.
Pamjet e këtij nokauti spektakolar bënë jehonë në mbarë botën, pasi rrallëherë ndodh që një boksier të rrëzohet në këtë mënyrë.