Binaj betohet para Metës, KED publikon sot listën për vakancën e Presidentit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 12:20
Pasi mori votat e deputetëve në Parlament, Anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese ka marrë zyrtarisht detyrën. Gjatë ceremonisë në Presidencë, Altin Binaj para kreut të Shtetit dhe me dorën mbi kushtetutë ka kryer edhe betimin për t’u bërë anëtari i 5 Kushtetueses.
Në njoftimin e Presidencës thuhet që Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë Altin Binajt, ndërsa të pranishëm gjatë kësaj ceremonie ishin edhe kryeparlamentari Ruçi, kryetarja në detyrë e Kushtetuese Vitore Tusha si dhe drejtuesja e OPDAT në Tiranë.
Gjatë ditës së martë KED pritet të bëjë publike renditjen për vakancën e shpallur nga Presidenti dhe më pas t’i çojë listën Kreut të Shtetit Ilir Meta.