Gjykata kishte caktuar masën "arrest me burg", ndalohet 36-vjeçari në Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

I. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufirit”.

Hetimet për këtë shtetas janë kryer  nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë, për një periudhë 7-mujore, pasi shtetasi I. H. është përfshirë në veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror, 20 shtetasve nga vendet e treta.