Zhupa: Projekt-buxheti i Bashkisë Tiranë, vazhdim i aferave korruptive! 4.5 milardë lekë për inceneratorin
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa vijon me denoncimet sa i përket projekt buxhetit të vitit 2021 në Bashkinë e Tiranës.
Sipas saj, ky projekt buxhet është vazhdim i aferave korruptive.
Zhupa shton se 4,5 miliardë parashikohen të jepen për inceneratorin e Tiranës, i cili sipas saj, nuk ka punuar asnjë ditë.
Ina Zhupa: Projekt Buxheti i Bashkisë Tiranë si vazhdim i aferave korruptive! 4.5 milard lekë parashikohen të jepen nga paratë e taksapaguese për inceneratorin e Tiranës gjatë vitit 2021.
Bashkia Tiranë ka parashikuar të shpenzoj edhe 4.5 miliard lekë të tjera për llogari të inceneratorit të Tiranës që nuk është ndërtuar edhe s`ka djegur apo ricikluar mbetje asnjë dite të vetme. E vetmja gjë që ka “djegur” janë paratë e taksapaguesve të Tiranës.
Ndërkohë që PD ka ngritur një padi penale në SPAK për kontraten abuzive të incenetarorit të Tiranës, sepse paratë e qytetarëve nuk dihen ku shkojnë dhe kush janë perfituesit e vërtet të tyre.
4.5 milard lek që mund të kishin shkuar në ndihma sociale, në investime publike, në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës por shkojnë për inceneratorin që nuk ekziston.


Lexo edhe:
“Beton, taksa, gjoba…”/ PD: Kjo është oferta e Veliajt për qytetarët e Tiranës gjatë 2021