Kufizimet e Covidit, ja oraret e meshave për kremtimet e Krishtlindjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 11:41
Plani që kishte bërë Kisha për meshën e Krishtlindjes përpara urdhrit të ri të Komitetit.
Arqipeshkvia Metropolitane Tiranë – Durrës, bën me dije, se kremtimet e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë do të jenë si vijon:
Mesha Vigjilje e Krishtlindjes
Mesha e parë, 24 dhjetor 2020, ora 16:00
Mesha e dytë, 24 dhjetor 2020, ora 18:00
Dita e Krishtlindjes
Mesha e parë, 25 dhjetor 2020, ora 10:00
Mesha e ditës, 25 dhjetor 2020, ora 11:00
Mesha e pasdites, 25 dhjetor 2020, ora 17:00