Për një rikonceptim (të detyruar) të protestës

Vitet e fundit Shqipëria ka parë protesta madhështore, me mijëra pjesëmarrës, me aksione simbolike, dhe me pankarta therëse.

Qindra Kilometra në këmbë, udhëtuan banorët e Zharrëzës nga fshati i tye i largët për në kryeqendrën ekonomike të vendit. Ajo ishte një ndër protestat më të veçanta në vendin tonë.

Protesta madhështore e studentëve të dhjetorit 2018, ishte gjithashtu ndër më të mëdhatë për nga pjesëmarja, ndërsa përgjatë gjithë zhvillimit të saj ajo që ra në sy ishin pankartat e studentëve, që me ironi therëse shkërmoqën propagandën e Lindita Nikollës e Edi Ramës, se arsimi ishte në ditët e tij më të mira.

Ishin gratë naftëtare të Ballshit, që vunë me shpatulla pas murit keun e qeverisë, dhe i turpëruan nga e para tek e fundit të gjitha gratë deputete që me heshtjen e tyre delitante,  çuditën vendin. Gratë e Ballshit me me një akt heroik qëndruan për ditë të tëra në grevë, derisa arrogance qeveritare, vec propagandës nuk u dha asnjë zgjidhje tjetër afatgjatë.

Protesta për Teatrin Kombëtar, një protestë në tërësinë e saj paqësore, u shndërrua e tensionuar për pak orë mëngjesin e 17 majit, kur pushteti i vendosi “kazmën” një monumenti historik për Tiranën.

Aksioni i dhunshëm i policisë së armatosur, në oret e para të mengjesit në godinën e Teatrit dhe nxjerrja zvarrë e artistëve, ishte fytyra e vërtetë e një regjimi që kishte vendosur të shtypte e dhunonte qytetarët e saj, dhe çuditëtisht këta qytetrë ishin artistë!

Gazetarët protestuan paqësisht para Parlamentit kundër ligjit autoritar anti-shpifje që ngriti europën në këmbë.

Qëndresa e banorëve të Astirit, e fjalime të përditshme dhe bllokimit të rrugës, duhet thënë se prodhoi një realitet alarmant, me afera qindra milionëshe që u zbuluan nga media e u transmetuan nga disa media që kishin vendosur t’i thoshin “Jo” propagandës që vinte me kaseta të gatshme në redaksi televizionesh e potalesh, shumica të financuara nga qeveria apo Bashkia që shpenzojnë miliona për imazhin e tyre.

Nga ana tjetër protestat e opozitës, për nga pjesëmarrja janë vlerësuar si më masivet në vend, dhe-madje kërkesat e tyre janë vlerësuar si të drejta e legjitime, që nga vjedhja e zgjedhjeve tek përfshirja e ministrave e deputetëve në përgjime kriminale që do rrëzonin edhe autoritarin më të egër, por jo Edi Ramën.

Gjithsesi, protesta si një akt revolte në vendin tonë, nuk është që ka shërbyer për të zgjidhur kauza ose për t’i shkuar deri në fund kërkesës së protestuesve.

Ajo është anatemuar që në orët e para të saj, kryesisht nga  qeveria e cila shpejt ka kopsitur biografitë e “errëta” të protestuesve, dhe jo rrallëherë me akte skandaloze i ka linçuar ato, me emra të përveçëm nëpër mediat që i financon, e i kontrollon ajo vetë. Madje, ajo ka shkuar edhe më tej, zyrarë të lartë të PS në profilet e tyre në rrjetet sociale kanë linçuar aktivistë shembullorë dhe qytetarë të angazhuar që kanë protestuar kundër shtypjes e dhunës qeveritare mbi ose mbi shoqërinë.

Protestat në pothuajse të gjitha rastet është kundërshtuar nga qeveria, duke thënë se: “Nuk ka nevojë për protesta, ne jemi për dialog” një dialog që është provuar nuk është thjesht një “dialog” mes protestuesit të revoltuar dhe qeverisë së tij, por mes një qeverie që kërkon të blejë ose të mbyllë gojën e aktivistëve me emra të përveçëm.

“Imazhi i vendit” është përdorur gjerësisht nga qeveria për të kundërshtaur protestat. Sipas pushtetarëve të sotëm “protesta prish imazhin e vendit” ajo e dhunshmja në fakt, me tym e me flakë!

Imazhi i një vendi që ka qenë i shkërmoqur, ndër vite; Nga droga, tek vrasjet mafioze, tek përshirja e zyratrëve të lartë në afera korruptive e trafiqe narkotikësh, deri tek zgjedhjet e turpshme që janë mbajtur e qëndrimet skandaloze të shtetit shqiptar ndër vite.

Nuk ka vend në botë që  i është shkatërruar imazhi nga protestat, por ka protesta që kanë mbetur në histori; protesta që kanë ndryshuar vetë historinë, e protesta që ngritur deri në lulëzim kombe të tëra.

Është kriminale që të jesh kundër protestës si akt, si aksion dhe si organizim.

Shoqëria shqiptare tanimë ka hyrë në një fazë vendimtare. Qytetarë të angazhuar janë të revoltuar, të pakënaqur, të hidhëruar, të mërzitur, të mllefosur e here herë të turpëruar nga udhëheqja e tyre. Mllef ky që mund “të shkarkohet” vetëm me protestë, nuk ka rëndësi forma, rëndësi ka akti.

Aspak rëndësi nuk ka nëse digjet dera e një ministrie, apo shkatërrohen xhamat e bashkisë, a kryeministrisë; Të gjitha këto janë akte revolte, që nuk ka arsye që dikush të mbajë përgjegjesi. Përgjegjësia i takon popullit. Ashtu sic populli mandaton deputetë, e kryetar bashkish, kryeminsitra e të zgjedhur të tjerë, populli, dhe vetëm ai e ka fuqinë që t’ua marrë atë, përmes çdo akti, që nuk çon në humbjen e jetës së qytetari shqiptar.

Mos harrojmë se 15 vjeçarët rrëzuan Sandër Lleshajn. Ai nuk dha dorëheqje, janë formalitete këto, ai do mbetet në histori si Ministri që u rrëzua nga 15-vjeçarët.

Kryeministri Edi Rama, shkarkoi gjysmën e qeverisë për Lindita Nikollen, pasi u detyrua nga studentët në fund të 2018!

Ishin 20-vjeçaret e shekullit të ri që shkërmoqën qevrinë, pse?

Nga frika e radikalizimit të mijëra studentëve, që mund të sillnin nje revoltë  shkatërruese në vend.

Në një regjim i cili vret qytetarët e tij, përmes instrumenteve policore,  a është revolta e qytetarëve legjitime?

Mendoj që po! Vrasja e një qytetari, kushdo që është ai, nuk ka të bejë më me atë qytetar, as familjen e tij, por ka të bejë me shoqërinë. Prandaj u radikalizua protesta e fundit në Tiranë, sepse të gjithë e kuptuan se Klodiani mund të ishte çdonjëri nga ne!

Monopoli i dhunës, sugurisht që i takon shtetit, por kur shteti këtë monopol e përdor kundër qytetarëve të vetë, në mes të ditës, në rrugë e në sheshe, në shtëpi a në punë, kjo gje duhet të ndryshoj një herë e mirë!

Është jo vetëm e drejtë, por edhe detyra jonë si qytetarë që të revoltohemi kur në këtë vend, e në këtë shoqëri padrejtësia bëhet ligj.

Nuk mundet më të presim qe padrejtësia të na vije në oborrin tonë, dhe jo vetëm ligj, ajo të bëhet sistem, ne duhet të reagojmë menjëherë, urgjentisht, të revoltohemi e t’i drejtojmë gishtin së keqes, ta shtypim atë me të mirë a me të keq; me revoltë.