Gjykata Administrative rrëzon padinë, "gylenisti" rrezikon dëbimin drejt Turqisë

Gjykata Administrative rrëzoi sot padinë e shtetasit turk Selami Simsek, i cili kërkon azil në Shqipëri me pretendimin se perndiqet nga autoritetet në Turqi pasi pjesëtarë të familjes së tij janë mbështetës të lëvizjes Gylen.

Më herët, Simsek paditi Drejtorinë e Azilit dhe shtetësisë në Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Kombëtar per Azilin dhe Refugjatët dhe kërkoi nga gjykata ti urdhëronte këto dy institucione ti pranonin kërkesën e tij për azil në vendin tonë.

Lexo edhe:

Iu refuzua azili, “gylenisti” Selami Simsek padit Ministrinë e Brendshme

Ndërkohë Simsek për momentin ka mundësinë e Apelimit të vendimit dhe nëse rrëzohet edhe ne Apel Administrativ rrezikon ekstradimin drejt Turqisë.

Prej ndalimit, Selami Simsek ka qenë në paraburgim. Vëmendja është e lartë për këtë çështje, pasi bashkatdhetari i tij, mësuesi turk Harun Çelik, pas vuajtjes së dënimit për falsifikim dokumentesh, u deportua drejt Turqisë, edhe pse kishte kërkuar azil politik.

/a.r,OraNews