Shqipëria dhe SHBA-të me traktat të ri ekstradimi, Kim: Nuk do të ketë më strehë të sigurt për të arratisurit e drejtësisë

Për herë të parë që nga viti 1933, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës firmosën një marrëveshje të re ekstradimi. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tha se pakti është përshtatur me ndryshimet ligjore ndër vite dhe veprat e reja penale ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi dokumentin si një instrument të fortë në luftën ndaj krimit me anë të kapjes dhe vendosjen para drejtësisë të autorëve të veprave penale.

Nga sot, Shqipëria dhe SHBA kanë një marrëveshje të re ekstradimi, e cila   zëvendëson  traktatin e vitit 1933 i nënshkruar nga Faik Konica.

Marrëveshja u nënshkrua në Pallatin e Brigadave nga Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Ambasadorja Yuri Kim.

Diplomatja amerikane tha se pas këtij traktati nuk do të ketë më strehë të sigurt as në SHBA dhe as Shqipëri për të arratisurit që përpiqen ti ikin drejtësisë.

Kim: Ky traktat është dëshmi e fundit e partneritetit gjithnjë e në rritje midis vendeve tona. Ky traktat modernizon dhe zëvendëson atë mes SHBA dhe Shqipërisë që u nënshkrua me 1 mars të 1933 në Tiranë kur Shqipëria ishte Mbretëri dhe jo Republikë.Ky traktat ekstradimi që nënshkruajmë sot siguron një kornizë moderne që do tu mundësojë SHBA-ve dhe Shqipërisë të përballen me sfidat dinamike të paraqiturra nga krimi ndërkombëtar. Ky traktat nuk i kufizon më veprat e ekstradueshme në një listë të thjeshtë.

Traktati siguron një tjetër armë të fuqishme për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve të cilët përpiqen të fshihen pas kufijve.Nuk do të ketë më një strehë të sigurt në Shqipëri apo SHBA për të arratisurit që përpiqen ti shpëtojnë drejtësisë. Personat e kërkuar për ndjekje penale ose për kryerjen e një dënimi për një krim të ekstradueshëm do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. SHBA kanë luajtur një rol kritik në mbështetjen e Shqipërisë në zhvillimin e saj si një partnere efikase, e besueshme për ligjzbatimin euroatlantik.

Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtare aq më e gatshme do të jetë për të qenë një anëtare e plotë e familjes euroatlantike. SHBA do të vazhdojnë të qëndrojnë krah Shqipërisë dhe do të mbështesin përpjekjet e saj për të çuar përpara reformën në drejtësi pavarësisht të gjitha sfidave me të cilat përballet. Përmes programeve tona të sektorit të drejtësisë, nxisim dhe mbështesim punën e paçmuar të SPAK në vendosjen e përparësive dhe përqëndrimin e burimeve në çështjet më të rëndësishme kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ne po punojmë gjithashtu dhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke e ndihmuar aktualisht në zgjedhjen e më të mirëe nga hetuesit më të mirë përmes një procesi të drejtë, objektiv dhe transparent të punësimit.

Ndihma që SPAK të funksionojnë si SPAK dhe BKH është një prioritet për Ambasadën e SHBA. Ky është një proces në rrugë e sipër dhe një parakusht për arritjen e rezultateve të dukshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA presin, por ajo që qytetarët shqiptarë duan, kanë nevojë dhe që meritojnë. Ratifikimi dhe respektimi i angazhimeve të ekstradimit do të hyjë në fuqi pa vonesë. Partneriteti ynë është jetëgjatë, miqësia jonë është e qëndrueshme dhe kemi shumë punë për të bërë para nesh.

Edhe Ministrja Gjonaj tha se kjo marrëveshje është një hap drejt sigurisë.

Gjonaj: Pas gati 100 vjetësh nga marrëveshja e parë e ekstradimit me SHBA. Marrëveshja e re zëvendëson traktatin dypalësh  të vitit 1933. Kjo marëveshje është rezultat i një punet ë gjatë dypalëshe dhe një bashkëpunimi tejet të ngushtë mes dy qeverive.

Kjo marrëveshje shënon një hap përpara sa i përket luftës kundër krimit. Për të mos lënë asnjë shteg në ndjekjen penale të autorëve përgjegjës për kryerjen e veprave penale në të dyaj vendet. Askush nuk do të gjejë asnjë strehë për tiu shmnagur zbatimit të ligjit në SHBA dhe Shqipëri.

Kjo është provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë të përbashkët SHBa. Mbështejta teknike e SHBA është shprehur që në fillimet e hartimit të reformës në drejtësi. Jemi ende të ndërgjegjshëm se ka ende shumë për të bërë. Pengesat e hasura sduhet të zbehin rezsultatet e rëndësishme të arritura nga realizimi i reformës në drejtësi.

E nderuar ambasadore me këtë marrëveshje jemi shpresëplotë se do t'u japim vendeve tona një marrëveshje historike bashkëpunimi  që do t'ja kalojë asaj  të vitit 1993. Sot me krenarinë më të madhe mund të shpreh se historia na e dha ne kënaqësinë për ta firmosur. Kjo do të shërbejë si një pasaportë në rrugëtimin europian.

https://www.youtube.com/watch?v=PltHKvdEomE