Banesa i shpërthen në flakë, endacaku humb jetën nga asfiksia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 10:16
Një 50-vjeçar ka humbur jetën nga asfiksia pasi baraka ku jetonte u përfshi nga zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:22, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.
Mësohet se viktima ishte endacak.
“Ka rënë zjarr në një banesë, ku si pasojë e asfiksimit ka humbur jetën shtetasi P.C., rreth moshës 50 vjeç” njoftoi policia.
Mësohet se 50-vjeçari jetonte i vetëm në një dhomë të ngritur me blloqe. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike e ngrohëses që kishte brenda.
Shërbimet e zjarrfiksës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.