Trupi i copëtuar i çiftit Pasho u gjet në valixhet me të cilat u nisën nga Vlora në Firence

Detajet të tmerrshme vazhdojnë të zbardhen nga vrasja e çiftit Shpëtim e Teuta Pasho.

Valixhet ku u gjetën trupat e tyre të copëtuar e të mbështjellë me qese plastike, janë të njëjta valixhe me të cilat çifti shqiptar kishte mbërritur nga Vlora në Firenze.

Shqiptarja Elona Kalesha, 36 vjeç, nuk mund të ketë qënë e vetme në ekzekutimin e krimit makabër të vrasjes, copëtimit, kyçjes në valixhe e hedhjes pranë autostradës "Firenze -Pizza" të trupave të Shpëtim e Teuta Pasho e vetëm pak metra larg burgut të Sollicanos, ku po vuante dënimin djali i tyre Taulant Pasho, i dalë nga burgu në të njëjtën ditë me zhdukjen e prindërve.

Në këtë pikë janë përqëndruar  të gjitha pikëpyetjte e kësaj ngjarje të tmerrshme. Për policinë italiane është e pamundur që Elona të ketë reaguar e vetme në këtë vrasje të dyfishtë për të cilën akuzohet.

Trupat e viktimave u gjetën mjaft pak metra larg dhe banesës në rrugën Platani, ku djali i tyre Taulant e Elona jetonin e që e kishin marrë me qera pikërisht në afërsi të burgut të Sollicianos në mënyrë që Elona të ishte pranë Taulantit në vizitat e shpeshta që i bënte në burg.

Një tjetër pikëpyetje është gjetja e vendit të ekzekutimit të kësaj vrasje e ndoshta një tjetër banesë ky çifti është futur në kurth për t'u ekzektuar.

Lexo dhe: Kush është Elona, vajza nga Durrësi e vetmja e arrestuar për ekzekutimin e çiftit Pasho

Perballja
Mjaft të rëndësishme pritet të jenë orët e ardhsme pas marrjes në pyetje të Elona Kalesha e të Taulant Pashos. Përballja e dy rrëfimeve do të ndihmojë në zbërthimin e mjaft detajeve të orërëve të para pas zhdukjes së Shpëtim e Teuta Pasho.

Shpëtim Pasho është ekzektuar me një armë të ftohtë , thikë në fyt ndërsa Teutat Pasho është rrahur dhunshëm deri në vdekje.

Veshjet që ata mbanin në trup në momentin e gjetjes së valixheve, konfirmojnë se vrasja është kryer në kushte ambienti të brendshëm, pra në një banesë.