Filmon gjithçka/ I çajnë ballin, shpërthen i riu: Ja kjo është Policia që duam
Ish kryeministri Sali Berisha publikon në Facebook-un e tij një ngjarje të pazakontë nga qyteti i Bulqizës.
Në video shfaqet një i ri i gjakosur që shpërthen ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa raportohet se nga goditjet e marra i riu ka pësuar një çarje në ballë.
Qytetari ka filmuar gjithçka me celular ndërsa policia nuk bën asnjë veprim, qoftë edhe për ti dhënë ndihmën e parë.
Sipas qytetarit që ka dërguar videon te ish kryeministri, i riu që shfaqet i gjakosur në video është arrestuar më pas nga policia.
Ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes në fjalë.
Sali Berisha: Nje akt i shemtuar!
Miq, pasi e rrahin shtazerisht dhe i çajne ballin te riut Renato Pasho, i japin arrest me burg ne vend se te denojne narkobanditin me uniforme qe pergjaku ate.
Ne videon e transmetuar gjeresisht nga mediat banditi me uniforme qe i çau ballin degjohet qarte kur thote se “te godita se ma desh k....”
Denoj kete akt brutal antiligjor e kriminal te narkoshtetit te Edvin Xhelatit dhe organeve te tij te narkodrejtesise.
Ju bej thirrje organizatave nderkombetare te te Drejtave te Njeriut te nderhyne me urgjence dhe te denojne instalimin ne Shqiperi te narkodiktatures policore qe dhunon masivisht te drejtat e njeriut.
Mesazhi i qytetarit: “O Zot o Zot ca po ndodh si ka mundesi zoti berisha shteti shiptar mer masen arest me burg per renato pashen ju lutem te vihet drejtesia ne vend ju lutem videot flasin vet ju lutem na ndimonii Po burgoseet qytetari ne vend qe te denohet shteti per kete akt te rend çnjerzor”