Çmimin më të lartë të energjisë në Ballkan, Basha: Ti fikim dritat regjimit të Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 09:47
“Mos harroni të fikni dritat para se të dilni nga shtëpia! Sepse çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan!”
Kështu e nis video-mesazhin e ri kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se sot tek qytetarët shqiptarë për një nga problemet që ka rënduar në vazhdimësi, ekonominë e familjeve shqiptare: çmimin e lartë të energjisë elektrike
Lulzim Basha: Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes.