Ndahet nga jeta profesori i njohur i historisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Dhjetor 2020, 08:19
Është ndarë nga jeta, pedagogu dhe profesori i njohur Adem Mezini.
Lajmin e ka dhënë profesorja e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj me anë të një postimi në Facebook.

Mezini prej dhjetëra vitesh ka dhënë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjik për studentët e Historisë dhe Gazetarisë.
Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.
Mezini kishte disa vite që ishte në pension, por edhe gjatë kësaj kohe ai ka vazhduar të mbajë kontaktet me ish-studentët dhe pedagogët e fakultetit.
Ikja e tij është një humbje për shkencën e historisë në Shqipëri.