Ju flet Moska - Kush i nxit adoleshentët e sotëm në protesta kundër qeverisë

Kush i nxit adoleshentët e sotëm në protesta kundër qeverisë ishte tema e emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Në zyrat e policisë së shteti juristët militantë të partisë, po shohin se si mund të përdoret Kodi Penal në fuqi për të dënuar ata që mbështetin protestat me opinionet e tyre qoftë me gojë, qoftë me shkrim. Nga këta juristë po studiojnë nenin 129 të kodit për shtytjen e të rinjve në krim. Ky nen është bërë për të parandaluar përdorimin e të miturve për vepra penale sikurse është shpërndarja e drogës ose trafiku i armëve. Ky nen nuk është bërë për ata që miratojnë protestat e adoleshentëve.

Në kodin tonë penal nuk ka asgjë që i ndalon adoleshentët të protestojnë. Këta nuk arsyetojnë shkakun e protestës, pasi nuk pyesin nëse adoleshentët janë provokuar nga policia. Adoleshentët nxiten nga  vetë shteti që të protestojnë kundër qeverisë. Adoleshentët mësojnë në shkollë për heronj në letërsi që luftojnë me regjime.

Nuk ka asnjë ligj që i ndalojnë adoleshentët që të protestojnë dhe nuk ka asnjë nen që këto protesta të miratohen nga të rriturit. Kush i nxit adoleshentët kundrejt dhunës? Ka shumë videolojëra me dhunë dhe kundër diktatorëve. Një adoleshent në moshën 12-vjeçare ka vrarë qindra diktatorë në videolojëra. Ata mësohen nga këto burime që të luftojnë kundër regjimeve shtypëse.