Habit Vasili: Grekët e shqiptarët një popull, po të kisha qëndruar në Itali do të më kishin bërë ministër Kulture
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 22:33
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Laert Vasili u shpreh se nuk ka popull grek dhe shqiptar, por janë një popull.
Vasili: Nuk kam lidhje me administratën. Kam qëndruar 20 vite në Athinë. Kam bërë 127 shfaqje të shitura në Athinë, që Teatri kombëtar nuk i ka parë në ëndërr. Mëkati im i madh për politikën është se në festivale kam përfaqësuar Greqinë.
Kam qenë në Greqi, se po të isha në Itali do të isha edhe ministër Kulture, por kam qenë në Greqi, te ata maskarenjtë që nuk i do politika shqiptare, edhe pse 50% e tyre janë arvanitas. Grek dhe shqiptarë nuk ka, janë një popull.