Vasili: Ne flasim pellazgjishten bruto, fustanellat e Labërisë i kanë bërë luftërat

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora,  aktori Lart Vasili u shpreh se nuk ka një identitet kosovar dhe se historia e Shqipërisë fillon qysh me piramidat në Bosnje.

Vasili: Historia fillon qysh me piramidat ilire në Bosnje ose në Kalanë e Shkupit ku sot, ky shtet që quhet Maqedoni e Veriut, nuk lejon gërmime në këtë kala, sepse dalin artefaktet ilire. Ne pasardhësit e pellazgjishtes të parikonstruktuar në helenisht flasim një gjuhë bruto.

Kush janë këta që dalin dhe diskutojnë mbi Shqipërinë dhe identitetin tonë, mbi himnin dhe flamurin tonë? Një shtet i cili u shpall ne Ballkan si shtet kosovar? Unë jam nga Labëria vetë. Luftërat Labëria i ka bërë, Epiri. Fustanellat i kanë bërë luftërat. Të kërkojmë si Labëri autonomi nga Shqipëria ne? Politikanët e shitur të Kosovës të mbledhin trutë e kokës.

https://youtu.be/Ypb9CZfldmA