Gjoni: Serbia ka vite që lobon dhe po punon kundër çështjes shqiptare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 22:25
E ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni u shpreh se Serbia ka vite që lobon dhe e njeh kaq mirë politikën e jashtme dhe po punon kundër çështjes shqiptare.
Gjoni: Fqinji ynë ka vite që lobon dhe e njeh kaq mirë politikën e jashtme dhe po punon kundër çështjes shqiptare me shumë efektshmëri, sa që viktimat po vlerësohen si agresorë. Shqipërisë i duhet të thuhet që si guxon që nuk bën asgjë.
Ato mbledhjet me atë flamurin e madh në mes janë kthyer në shfaqje dhe nuk prodhojnë asgjë në asnjë nivel. Nuk ka bashkëpunim ekonomik, le pastaj në atë të lobimit.