Shpërthen Vasili: Kosova krahinë e Shqipërisë, kemi vetëm një himn, batonizimet e politikës agjentë të UDB-së
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 21:31
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, aktori Lart Vasili u shpreh Kosova është krahinë e Shqipërisë dhe se nuk ka himn kosovar apo shtet të Kosovës.
Vasili: Kosova është krahinë e Shqipërisë. Nuk ka himn kosovar apo shtet të Kosovës. Nuk ka himn Kosova. Një himn ka, ai shqiptar dhe jë flamur ka, ai shqiptar. Ata të cilët gjoja në pavarësinë e mendimit të tyre të blerë dalin në emisione.
Batonizimet e politikës shqiptare të paguara nga lobi serb, duhet të kenë shumë kujdes shqiptarët. Nuk ka himn të Kosovës, por ka vetëm një himn. Ata që batonizohen janë agjentë të UDB-së.