Hasimja: Çështja e integrimit dhe ekonomia e zgjidh çështjen e paqes në Ballkan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2020, 21:58
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, politologu Ermal Hasimja u shpreh se çështja e integrimit apo ai ekonomik e zgjidh çështjen e paqes.
Hasimja: Çështja e integrimit apo ai ekonomik e zgjidh çështjen e paqes. Nëse arrijmë te pika ku serbët dhe shqiptarët janë të interesuar te paqja, ia kemi dalë. Se nga lufta nuk fiton njeri.
Dy janë opsionet, ose do të bësh luftë, ose bashkëpunim. Nuk na vlen një spirale agresiviteti. Ne blejmë diku sepse i bën mirë ekonomisë shqiptare.