Zgjedhjet e 25 prillit, Iljazaj: Fushata online do të jetë manipulative, favorizon mazhorancën

Aktivisti Ervis Iljazaj në një intervistë për RTV Ora ka thënë se kjo fushatë në kohë pandemie, që pretendohet të zhvillohet online do të favorizojë mazhorancën.

Sipas Iljazajt, opozita do ta ketë shumë të vështirë të krijojë frymë te elektorati, ndërkohë që shton se fushata online do të jtë manipulative.

Iljazaj: Fushata në kushtet e pandemisë në fakt favorizon mazhorancën, sepse opozita ka nevojë për një fushëbetejë të hapur, për takime masive për të krijuar frymë. Kurse kjo fushatë që do të jetë një fushatë netëork-u, qeveria ka më shumë instrumenta. Duke ditur që ka të gjithë pushtetin, opozita ka një sfidë të vështirë përpara por jo të pamundur, nëse arrin të krijojë një frymë.

Do të kemi një fushatë elektorale online, që për mua është në dëm të demokracisë shqiptare, sepse do të jetë manipulative. Në fushatat politike online, janë politikanët ata që ndikojnë masat dhe jo masat që ndikojnë politikën. Kështu që e vetmja rrugë që ka opozita për këtë fushatë elektorale është që ti krijojë shpresë qytetarëve shqiptarë, por që deri tani për mua është vonë në zgjidhje strategjike. Ne akoma nuk e dimë.

Intervista me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Tea Islamaj.