Goci: Aleanca për Teatrin nuk ka të bëjë me asnjë subjekt politik

Aktivisti Ervin Goci ka mohuar kategorikisht përfshirjen e Aleancës për Teatrin në një subjekt politik.

Goci ka thënë se kjo aleancë është vënë në lëvizje nga njerëz me pikëpamje të ndryshme në jetë, për tu bashkuar në një kazuë të njëjtë.

Goci: Aleanca e ka bërë të qartë që nuk ka ndërmend të bëjë një subjekt politik dhe as nuk ka ndërmend të marrë angazhime për të dalë nga fokusi i saj. Ajo ka qenë edhe suksesi i asaj proteste, sepse në fund fare e bëri politike, u angazhua politikisht, hapi mesazhin dhe e rriti stekën e ligjërimit, por nuk mori asnjë iniciativë, sepse ky ishte qëllimi, sepse ishim njerëz komplet të ndryshëm.

Nuk vinim nga një sindikatë apo nga një rend profesional, apo që vinim nga një komunitet. Ne ishim njerëz të ndarë që u bashkuam për atë kauzë. Është shumë e vështirë që ti me njerëz me pikëpamje shumë të ndryshme, pasi u reziton një vit e ca, ta përdorësh atë për të bërë një kauzë të mirëfilltë të një subjekti politik që është është komplet gjë tjetër.

Intervista me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online Tea Islamaj.