Pollo: Rama ka fiksim kriminalizimin e shpifjes por i ngec sharra në gozhdë

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, ish deputeti Genc Pollo u shpreh se Rama ka një fiksim qysh në kohën e Saimir Tahirit për kriminalizimin e shpifjes dhe pastaj ligj pas ligji i ngecte sharra në gozhdë.

Alfred Lela:U shfaq hija e ligjit anti-shpifje Z.Pollo, u shfaq në Kodin Penal ai që u quajt neni i memeve, ku në nen thuhej qartësisht se ndaloheshin montazhet, karikaturat. U përcoll, u përçua dhe u mor si një ligj kundër memeve dhe pati nga ata vëzhgues të tregut politik që thanë se kjo ishte përpjekja e Ramës për ta marrë, për ta lënë, për ta hequr kushtëzimin e 15 që është ligji anti-shpifje dhe për të futur ca gjëra që do tek Kodi Penal. Kjo u mohua nga Rama në një intervistë. Ju shikoni ndonjë vullnet të tillë apo është lexim..?

Genc Pollo për PolitikOn :"Unë pashë amendamentet e përgatitura nga  Qeveria , nga Ministria e Drejtësisë dhe më bëri përshtypje diçka tjetër. Pjesa e memeve është dhe pjesa e vëmenedjes, e humorit dhe nuk besoj se do ketë vërtet ndonjë efekt.

 Në tërësi as njëri as tjetri nuk besoj të  ketë efekt dhe do ta shpjegoj pse, por ajo që më bëri përshtypje tronditëse në amendamentet e publikuara ishte neni ku për shpifje apo fyerje ndaj zyrtarit jepej dënimi dyfish nga ai që jepej për qytetarin e thjeshtë dhe po mendoja se disa janë më të barabartë se të tjerët.

Dikur kanë qenë jo të barabartë dhe dënime të ndryshme për të njëjtin faj Evropa i ka përjetuar deri diku nga gjysma e shekullit të XIX. Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit XX të gjithë kanë qenë në legjislacion të barabartë para ligjit.

 Edhe Shqipëria e viteve '20, e varfër dhe krahasimisht e prapambetur adoptoi po ato ligje kur secili ishte i barabartë, ligjin e shkruar të paktën. Ndërkohë që në fund të shekullit XX edhe në këtë shekull ku jetojmë është një normë e pranuar që ofiqari i shtetit është për nga funksioni që mban më i ekspozuar ndaj kritikës, e cila mund të jetë dhe e ekzagjeruar, mund të jetë edhe e pambështetur me fakte, por ndryshe nga qytetati privat i cili mund të padisë për shpifje dhe fyerje sa herë të ketë qejf, lipset që ofiqari shtetëror të jetë më i përmbajtur ndaj kësaj të drejte që ja jep ligji dhe të përkufizohet me përgënjeshtrime.

Kjo është norma e Evropës moderne dhe të mendosh që ata që janë në qeveri kanë një menatlitet që kronologjikisht do ishte të paktën i 150 viteve përpara.  Dhe, nuk besoj që janë ekspertë që kanë fantazuar, kanë lexuar libra të vjetra dhe i kanë shkruar ato, sepse një ekspert bën punën në bazë të një letre politike që miratohet nga ministri apo udhëzimeve direkte , por të kërkojmë në një rast tjetër mund të kërkohet dorëheqja e ministrit dhe në këtë  rast Etilda Gjoni është më përgjegjëse seç ishte Sandër Lleshaj për vrasjen në laprakë.

Ama është gjynah, është teprim të kërkosh dorëheqjen e Etilda Gjonit sepse çështjet e medias dhe të kontrollit të medias janë çështje të shefit dhe ministri ndoshta e ka ditur ose ndoshta se ka ditur, s'jam në gjendje ta përcaktoj.

Rama ka këtë fiksim, e ka patur jo me këto ligjie po e ka patur që në kohën e kanabizimit, që në kohën e Sajmir Tahirit që propozoi ligje për kriminalizimin e shpifjes dhe pastaj ligj mbas liigji gjithmonë i ngecte sharra në gozhdë për faktorë të brendshëm dhe faktorë të jashtëm, megjithësë unë do shikoj anën pozitive."

Alfred Lela : Meqë përmendët Zotin Lleshaj a kishte gjë të re tek këmbimi Lleshaj-Çuçi apo asgjë e re nga fronti qeveritar ?

Genc Pollo për PolikitOn :"Nuk ka dhe aq rëndësi mendoj opinioni im apo opinioni i ndonjë tjetri. Ndoshta do ishte më mirë të linim faktet të flisnin.

 Kemi patur arrestim të katër aktivistëve së Lëvizjes pro Teatrit, kemi pasur keqtrajtim në komisariatin e policisë të disa prej tyre dhe një politikan normal edhe në rrethana të vështira do kishtë bërë një prononcim dhe do kishte denoncuar. Ministri për këtë është, për të mbajtur nën kontroll policinw kur ajo shkel ligjin ."

Alfred Lela: S'ka ndryshuar gje ? E njëjta dhunë në kohën e Lleshaj, dhunë në ditët e para të Çuçit ?

Genc Pollo për PolitikOn:" E tregon fakti pra, sepse po të ishte po them  Lela meqë kam Lelën përballë, po të ishte një tjetër i cili shikon që policia ka abuzuar me detyrën bën një deklaratë që do hetohet , urdhëron SHKB-në që të shqyrtojë rastin dhe të nxjerri përgjegjësitë.

Mund të dali që këta aktivistë gënjejnë dhe policia është treguar suedeze, por mund të dali që policia ka abuzuar dhe ka rrahur qytetarët pa të drejtë e këtu duhen marrë masa.  Heshtje totale, kështu që kjo tregon se si Lleshaj, si Çuçi ... Kjo është çështje Kryeministri, si për çështjen e medias, por për ligjin e medias, për ligjin anti-fjalë që unë e quaj vazhdimisht unë do shikoja dy anë pozitive:

- e para si disa ngjarje të tjera, qoftë ngjarja tragjike, vrasja e Klodian Rashës, qoftë tentativa për shembjen e Teatrit, qoftë unaza e re e kështu me rradhë ligji anti-fjalë shërbeu për një gjallërim të komunitetit të gazetarëve, një zeje e vështirë për t'u bërë bashkë, një zeje që edhe kur fton bëhet e pasjellshme ndonjëherë , ka ndodhur dhe kjo, por të paktën janë bërë bashkë për ta kundërshtuar. Jo vetëm për ta kundërshtuar, e quaj pozitive këtë, por edhe për të qenë konstruktiv. Problemet shpifje online kanë tentuar  t'i  kundërvenë një mekanizëm vetë-rregullimi. Kjo është anë pozitive, t'i shikojmë nga të gjitha anët gjërat, si dhe ata ndërkombëtarë të përgjumur  për problemet e Shqipërise që ishin më pak të ndjeshëm, këtu u zgjuan po nejse...pjesën tjetër e imagjinoni.

Nuk besoj që është detyrë e tyre  ta çojnë presionin deri në fund. Unë e çmoj shumë që Këshilli i Evropës dhe Komisini Evropian në këtë çështje kanë qenë mëse të qartë, pjesa tjetër duhet lënë në dorë të shqiptarëve dhe ne ta përdorim fjalën emancipim në kuptimin origjinal të saj. Duhet të mësohemi që përgjegjësitë duhen mbajtur në këtë vend dhe duhet të jemi përgjegjës ne dhe ajo ata që paguhen nga taksa pagues të huaj."

Alfred Lela :Nuk kanë dalë ende, nuk ka koordinatorë qarqesh dhe a lexohet kjo si një vonesë?

Genc Pollo për PolitikOn :"Shpresoj të dalin shumë shpejt .Deri në fund të Prillit ka kohë. Unë mendoj që duhet Partia Demokratike dhe Opozita çfarë çështjesh organizative dhe çështjesh nominative duhet të ishte mirë t'i mbyllte brenda këtij viti."