BOOM zbardh raportin sekret, 36-vjeçari në qeli sepse "bisedoi" me një të dyshuar

Lavdosh Demaj është një zotëri që jeton dhe punon në Elbasan.

Një ditë  një punonjës policie shkon në derën e  shtëpisë se zotit  Demaj dhe i thotë se duhet të paraqitet në komisariat.

Demaj: Paraqitem në  komisariat dhe me thonë që akuzohesh për trafikim të lëndëve narkotike. Unë nuk  kisha lidhje me ata persona. Gjykata e Elbasanit më lë të lirë. Ankimon prokuroria dhe qëndroj me pas 4 muaj arrest me burg sepse  prokuroria do i sillte fakte gjykatës. Në mungesë të fakteve Gjykata e Apelit më liron.

Akuza mbi këtë shtetas është se për disa momente ka biseduar me një person që dyshohet se shet lëndë narkotike.

Raporti i vëzhgimit të policëve të terrenit thotë se Lavdoshi ka biseduar pak çaste, por në asnjë moment nuk ka shkëmbyer asgjë. 

Boom ka siguruar edhe raportin e vëzhgimit të policisë.

Në bazë të këtij dokumenti sekret që emisioni Boom arriti të sigurojë  është fotografuar  shtëpia e z. Demaj.

Fotoja është shkrepur në orën 12 e 40 paradite.  

Si është e mundur që  banesa  e këtij shtetasi është pothuajse e pa identifikueshme?

Për me tepër, kjo foto nuk shihen 2  personat që janë takuar dhe duhet theksuar se ky është dokumenti kyç.  

Por çfarë thotë rreth kësaj ngjarjeje  Skënder Pëllumbi, shtetasi  që thuhet se ka takuar Lavdosh Demaj pas derës atë ditë. 

Zotëria pranon se është përdorues droge, por me Lavdoshin ka njohje shoqërore. Skënderi thotë  se për ditën që deklarohet se ka takuar Lavdoshin pas dere nuk është e vërtete, madje thotë se prokuroria nuk ka pranuar që të marrë as kamerat e bizneseve që të vërtetojë atë që ai deklaron.