Shfryhet vrasja në ish-Bllok, kush e vrau Fabian Gaxhën?
Të gjithë të akuzuarit për masakrën e 4 tetorit 2008 në ish bllok ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha dhe u plagosën rëndë Elion Hato dhe biznesmeni Ervis Martinaj, kanë përfunduar në gjykatë.
Vetëm pak ditë më parë prokuroria ka përfunduar hetimet edhe për të akuzuarin e fundit, ish komandon Merviol Billo, i cili vijon të jetë në kërkim pasi i fshihet drejtësisë.
Ndaj Billos është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme në lidhje me Elion Haton.
Ndërsa është vendosur pushimi i akuzës për vrasjen e Fabiol Gaxhës, pasi argumentohet se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme. Nga hetimet ka rezultuar se Billo ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes pasi nga këqyrja e kamerave ts sigurisë dhe nga dëshmitë ka rezultuar se se Gaxha ka qëlluar i pari ndaj ish komando është vetëmbrojtur
Prokuroria akuzon vetëm akuzën e moskallëzimit të krimit të pandehurit e tjerë të përfshirë Redi Popesku, Geldi Hoti Licaj, Ervin Mata, Ajax Boshnjaku dhe Fabio Allushi. Krimi besohet se ka ndodhur për shkak të mos-marrëveshjeve të vazhdueshme mes grupeve në një lokal në ish-bllok, ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha, ndërsa u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.